Turqia shenoi 15 korrikun. Ne QIK Tivar u mbajt konferenca dhe u hap ekspozita

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Mbreme ne Qendren kulturore islamike ne Tivar me rastin e 15 korrikut Dites se Demokracise dhe unionit kombetare të Republikës së Turqisë, është mbajtur Konferenca për nderë të 15 korrikut, me c‘rast morën pjesë personalitete të larta përfaqësuese të shtetit turk, por edhe personalitete nga bashkesia islame dhe individ te ndryshem. Me kete rast  është hapur edhe ekspozita me fotografi nga dita e tentimit për grushtet në Turqi, ku shihen qarte shume nga veprimet me brutale te asaj mbremje.

Ambasadorja e Republikes se Turqise ne Mal të Zi, Sungul Ozan, në një deklaratë për TV Teuta e denoi ashper kete sulm terorit të organizatës FETO dhe shprehu kenaqesine qe Mali I Zi nuk ka lejuaj qe kjo organizate te veproje ketu.

“Jam shume e lumtur qe Mali I Zi nuk I ka dhene mundesi organizates Feto qe te vendoset ketu dhe shpresoj qe edhe ne te ardhmen do te kemi te njejten gje, qe jo most e lejohet ne asnje menyre, e as me ndonje lloj te maskave te mundshme. Kjo organiyate eshte e njohur ne baze te asaj qe I keqperdor ndienjat fetare dhe kryesisht jane ne shenjester myslimanet dhe bashkesite fetare myslimane, prandaj dua qe ti paralajmeroj vellezerit mysliman ne rrezikshmerine e kesaj organizate dhe ne keqperdorimet eventuale qe mund ti beje ajo”, tha nder te tjera Ambasadorja turke ne Mal te Zi Songul Ozan.

Share.