Turqi, evakuohen turistët

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ndërsa zjarret e tërbuara tani po kërcënojnë hotele dhe shtëpi, turistët janë evakuuar nga plazhet dhe resortet në jug-perëndim të Turqisë.Anijet e rojeve bregdetare turke – të ndihmuara nga anije dhe jahte private – u vunë ën gatishmëri për të transportuar pushuesit në vende të sigurta.

Në qytetin e Bodrumit, thuhet se u evakuan tre hotele me pesë yje.Zjarret, të cilët po vazhdojnë që nga e Mërkura, u kanë marrë jetën të paktën 6 perosnave.Presidenti Rexhep Tajip Erdogan i shpalli rajonet e prekura “zona fatkeqësish”.

“Ne i kemi shpallur rajonet e të prekura nga zjarret pyjore si” Zona të Katastrofës që Ndikojnë në Jetën e Përgjithshme . Ne do të vazhdojmë të marrim të gjitha hapat e nevojshëm për të shëruar plagët e kombit tonë, për të kompensuar humbjet e tij dhe për të përmirësuar mundësitë e tij edhe më mirë se më parë. ”Erdogan gjithashtu njoftoi se qeveria turke do të mbulojë qiratë për njerëzit e prekur nga zjarret dhe do të rindërtojë shtëpitë e tyre.

Ai tha se taksat, sigurimet shoqërore dhe pagesat e kredisë do të shtyheshin për të prekurit dhe bizneseve të vogla do t’u ofroheshin kredi me zero interes.Ministri i bujqësisë dhe pyjeve, Bekir Pakdemirli, tha se 98 nga 101 zjarret që shpërthyen mes erërave të forta dhe nxehtësisë përvëluese janë vënë nën kontroll.

Share.