Turizmi hallall gjithnjë e më popullor, përfitimet janë të shumta

0

Nga turizmi Hallal hotelët dhe restoranet në Mal të Zi mund të kenë përfitime të konsiderueshme, u konstatua në promovimin i librit “Hallalli – standarti sipas nevojës së njeriut”, të autorit Aldin Dugonjiq. Në promovimin e organizuar nga Shoqata Malazeze për Zhvillimin e Ekonomisë Islame, Bashkësia Islame e Ulqinit, NP “Të Mirat Detare”  dhe Kuvendi Komunal i Ulqinit, folën Suad ef. Ukoshata, Arsllan Hajdinaga, drejtori i medresesë “Mehmed Fatih” Fuad Çekiq , si dhe autori Dugonjiq. Panelistët komentuan mbi potencialet e pashfrytëzuara të ofruara nga turizmi Hallall dhe konfirmuan se kërkesa për akomodim që kanë çertifikatën Hallall është në rritje “Turizmi hallall nuk është vetëm për mysafirë nga Lindja e Mesme apo nga vendet arabe. Interesi për objektet hallall për mysafirë nga tregu Evropian është rritur ndjeshëm, “tha Dugonjiq.

Share.