Tubimi i punëtorëve të Kripores pa praninë e administratës së falimentimit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Të punësuarit në Kriporen e Ulqinit, ashtu edhe siç paralajmëruan, u tubuan para dyerve të kësaj ndërmarrjeje dhe apeluan sërish tek institucionet kompetente dhe administrata e falimentimit për të zgjidhur problemin e pagave dhe kontributeve  të papaguara. Në tubim ishin të pranishëm rreth tridhjetë punëtorë por askush nga administrata e falimentimit.  Përfaqësuesi i sindikatësSasha Mitroviq tha se atyre u ka ardhur në maje të hundës me lojërat dhe politikën prapa skenave. “Megjithëse e njoftoi ardhjen, menaxheri i falimentimit Zharko Ostojiq nuk u paraqit sot. Prania e tij do të na tregonte të paktën se çfarë mund të presim dhe si të veprojmë në periudhën e ardhshme,” tha Mitroviq. Kriporja përsëri është hedhur në shitje, kësaj radhe me çmim prej 147 milionë euro, i cili konsiderohet si jo real.

Share.