Tubimi i peshkatarëve: Ankandi për shtëpiza i paligjshëm

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Mbrëmë në sallën e madhe të Kuvendit Komunal u mbajt tubimi i peshkatarëve të pakënaqur të cilët janë pronarë të shtëpizave në lumin Buna. Ato janë të indinjuar me vendimin e të Mirave Detare që për këto objekte të shpallë ankand publik, të cilin ato e konsiderojnë edhe të paligjshëm pasi katalogu nuk ka kaluar shqyrtimin publik.

Peshkatarët kanë lajmëruar se për këtë do ti drejtohen Gjykatës Administrative dhe për këtë presin ndihmë edhe nga Komuna. Ato për të enjten kanë caktuar takimin e rradhës, në të cilin do të shqyrtohen edhe forma tjera të shprehjes së pakënaqësisë.

 

Share.