Tsipras një dhuratë speciale për myslimanët grekë, u legalizon xhamitë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Qeveria greke ka marrë vendimin për të legalizuar tre xhami në Athinë, pas kërkesave të shumta të komunitetit mysliman i cili deri tani është lutur ku të mundet në vende të paligjshme. Kryeministri Aleksis Tsipras gjithashu ka miratuar edhe kërkesën për ndërtimin e një varreze për myslimanët grekë në një tokë të dhuruar nga kisha greke. Athina ishte i vetmi kryeqytet europian që nuk kishte legalizuar objektet e kultit për komunitetin mysliman, teksa kërkesa nga këta të fundit është përpiluar për herë të parë në vitin 1940.Kryeministri grek Aleksis Tsipras ka materializuar kërkesën e hershme të komunitetit mysliman në Greqi për të legalizuar xhamitë, të cilat historikisht kanë funksionuar në mënyrë ilegale. Lajmi është bërë i ditur nga mediat greke, të cilat shkruajnë se Tsipras ka pohuar diçka të tillë gjatë një vizite në Strasburg.Ai ka thënë se qeveria e tij ka dhënë leje për tre xhami në Athinë e një në Tebë dhe gjithashtu ka dhënë leje për ndërtimin e varrezave të myslimanëve në një territor të dhuruar nga kisha greke. Athina ishte i vetmi kryeqytet europian që nuk kishte legalizuar objektet e kultit për komunitetin mysliman, ku ky komunitet eshte rreth 300 mijë.

Share.