Trump kërcënon Korenë e Veriut

Trump kërcënon Korenë e Veriut

0

Presidenti amerikan, Donald Trump tha të martën se “Koreja e Veriut do të bënte mirë të mos ndërmerrte më kërcënime ndaj Shteteve të Bashkuara. Ata do të hasnin në një zjarr dhe furi të tillë, që bota nuk e ka parë ndonjëherë”. Duke iu referuar udhëheqësit koreanoverior Kim Jong Un, Presidenti Trump tha: “Ai është treguar tepër kërcënues, përtej një deklarate normale, dhe siç thashë, ata do të hasin në zjarr dhe furi, sinqerisht me një fuqi që kjo botë nuk e ka parë kurrë më parë”, shkruan VOA.

Presidenti i bëri komentet si reagim ndaj një njoftimi të gazetës “Washington Post” dhe televizionit “NBC News”, ku thuhej se zyrtarët amerikanë të zbulimit vlerësojnë që Koreja e Veriut ka prodhuar me sukses një mbushje bërthamore në përmasa të vogla, e cila mund të montohet në raketat e saj.

It's only fair to share...Share on FacebookTweet about this on Twitter