Truma: Rinia do të braktisë Ulqinin nëse vazhdohet me këto masa

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ndër masat e reja kufizuese është edhe mbyllja e restoraneve dhe lokave në disa komuna të Malit të Zi, ndër to edhe në Ulqin. Kjo ka ndikuar negativisht në gastronomi, posaçërisht tek të punësuarit në këtë sektor. Sulejman Truma, i punësuar në këtë sektor thotë për Tv Teuta se ato janë të zhgënjyer nga vendimii qeverisë për mbylljen e lokaleve dhe restoraneve, sepse sipas tij ato nuk janë shkaktarë të përhapjes së virusit. Truma gjithashtu thotë që pandemia do të lërë pasoja të shumta, sepse shumë të rinj planifikojnë të braktisin Ulqinin në kërkim të një jete më të mirë dhe pune të sigurt.

Share.