Triumfoi skuadra e Shtodrit

0

Albana Fudball 16.6.2015Ndeshja midis Brajshës dhe Shtodrit u mbyll me rezultatin 2-2, kurse pas ekyekutimit të penaltive triumfoi Shtodri me rezultat2-1.  Kjo shënoj edhe fundin e ligës së Anës Malit.

Liga e Anës së Malit është turneu në futboll të vogël i cili tash 2muaj 11skuadra bëjnë gara dhe ndiqen nga sportdashësit e shumëtë në stadiumin e Katërkollës.
Ndeshja e fundit midis dy skuadrave pretenduese për kreun e ligës mbushi përplotë tribunat me adhurues të të dy taborreve.
Gjatë gjithë ndeshjes topi ishte në favor të skuadrës së Brajshës. Lojtarët e Brajshës shënuan gol që në minutat e para. Por, nuk vonuan shumë realizuan edhe golin e dytë. Diku, në minutat e fundit të ndeshjes Shtodri mori iniciativën në fushë edhe për një kohë të shkurtër arriti ta barazojë rezultatin 2-2. Më pas nga goditjet e penaltive fitues u shpall skuadra e Shtodrit. Ky moment ndriti entuziazmin e tifozëve të futbollistëve të Shtodrit të cilët u duartrokitën dhe morën urimet për trofeun e Ligës së Anës së Malit 2015.
Turneu i futbollit të vogël Liga e Anës së Malit 2015 u mbështet nga komuna e Ulqinit. Me këtë rast kryetari i Komunës Fatmir Gjeka duke përgëzuar suksesin e të rinjëve që morën pjesë tha se Komuna përherë do të jetë përkrahëse e çdo veprimtarive sportive, duke ditur porositi Gjeka, sporti është ai që na bashkon të gjithëve.
Në fushën sportive janë bërë disa investime që ky turne të zhvillohet në kushte të përshtatshme. BKA është gjithmonë në përkrahje të çdo aktiviteti i cili shërben në të mirë të rinisë.
Ndër të tjerat kryetari i BKA-së Kabil Kurti tha se në një të ardhme të shpejtë kjo fushë nuk do të jetë më beton, por do të jetë e gjelbërt.
Pasi që në Anë të Malit me vite nuk ka një shkollë sporti e cila është e nevojshme për talentët e ri, BKA është duke punuar edhe në zgjedhjen e këtij problemi.
Portieri i ekipit fitues të këtij turneu shprehi kënaqësinë e të qenit i pari në mes 11ekipeve.
Gjithashtu ky turne ndau disa falënderime për mbështetësit, por edhe kurorzoi lojtarin më të mirë të këtij turneu.
Poashtu u zgjodhë edhe portieri më i mirë.
Liga e Anës së Malit dy muaj ishte ngjarja më tërheqëse jo vetëm për adhuruesit e futbollit në Anë të Malit, por edhe në zonat tjera për rreth, duke përfshirë këtu të rinjët nga Kraja madje edhe nga Shkodra.

Share.