TRE  OFERTA PER MALIN E BRISE

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e ekonomisë e ka mbyllur tenderin për qiradhënien e sipërfaqes së tokës prej 6,62 milionë metër katrorë në Mal të Brisë , me qëllim ndërtimin e elektranave solare. Ne tender sipas ministrise ne fjale kane konkuruar tre konsorciume: “ Fortum” i elektroekonomise se MZ ,” IREDL” dhe  “Montesolar”. Komisioni i tenderit, ne afatin prej 30 diteve do ti propozoje njerin nga ofertuesit Qeverise e cila me pas do te nenshkruaje kontraten per realizimin e projektit sipas rregullave te parashikuara me tender.   Nga Ministria thonë se ndërtimi parashihet në tri faza , ku në fazën e parë parashihet instalimi me fuqi minimale prej 50 megavat, kurse në fazat e tjera më shumë se 200 megavat në total. Toka jepet me qira për afat 30-vjeçar me çmim 5 cent për metër katrorë.   Sipas Ministrise se ekonomise, pas ndertimit te elektranes solare dhe leshimit te saj ne funksion, qytetaret  si rezultat I rrymes se prodhuar nga ky objekt energjetik , nuk do te paguajne me permes  faturave te rrymes elektrike masat nxitese te rrymes, ashtu sic e paguajne tani.

Share.