Tre muaj burg për dhunë ndaj mësimdhënësit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Gjykata Themelore solli dje vendimin me të cilin prindi Hysein Dervishi, dënohet me tre muaj burgim për dhunën e ushtruar ndaj mësimdhënësit të shkollës fillore “Boshko Strugar” Sabri Kolenoviq.

Incidenti ndodhi para disa muajve në korridorin e shkollës”, kur Dervishi i pakënaqur me notën e marrë nga fëmija i tij goditi mësimdhënësin, i cili për shkak të dëmtimeve u dërgua për mjekim në spital.

Dervishi para gjygjtares Sanja Miroviq e pranoi fajin, dhe si masë lehtësuese iu pranua fakti që është prind i tre fëmijëve të mitur, nga të cilët njëri i semurë rëndë, kurse si masë rënduese fakti që aktin e kishte kryer në ambientet e shkollës në prani të nxënësve.

Share.