Tragjedi: Zjarrfiksi nga Ulqini humb jetën në Tivar

0

Anëtari i Shërbimit të mbrojtjes dhe shpëtimit nga Ulqini, Muharem Gorana, 43 veç, në mënyrë tragjike ka humbur jetën dje në Tivar ku qëndronte për të kryer disa punime në ndërtimtari. Sipas burimeve paraprake, Gorana ra nga ndërtesa ku po kryente punimet. Ngjarja ndodhi rreth orës 14.30 minuta dhe i ndjeri u transportua menjëherë në Qendrën Spitalore në Podgoricë, por ndërroi jetë disa orë më vonë.

Share.