Trafikimi i drogës në pikat kufitare: Sekuestrohen sasi së mëdha

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Policia e shtetit në bashkëpunim me Ministrinë e Mbrendshme dhe Drejtorinë e doganave realizuan edhe një aksion të suksesshëm të përbashkët në të cilin u konfiskuan më shumë se 30.3 kilogramë marihuanë, ndërsa personi i cili kishte për qëllim për të kontrabanduar drogën përtej kufirit u arrestua.

Aksioni u zhvilluan në pikën kufitare në mes Malit të Zi dhe Kroacisë , Debeli Breg,  në një automjet me targa shqiptare në të cilin u gjetën 30.315 gram marihuanë. Shtetasi i Shqipërisë me inicialet A. B.  u arrestua me akuzën se ka kryer vepër penale të prodhimit, posedimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike narkotike. Po ashtu dy ditë më parë  në mëngjesin e 17 tetorit, në dy pikat kufitare , Debeli Breg dhe Sukubinë – Muriqan në hapësirën e 20 minutave, në dy automjeteu  gjenden mbi 13.5 kg lëndë narkotike  të tipit canabis sativa. Të dyshuarit, po ashtu shtetas të Shqipërisë, kishin për qëllim që drogën ta kontrabandojnë përtej kufirit me automjetet me të cilët udhëtonin. Lënda narkotike e sekuestruar është dërguar në laborator për verifikimet  e nevojshme, njoftohet nga zëdhënsja e Policisë Tamara Popoviq.

Share.