Tradhëti, tentativa për grusht shteti. Deri tani 90 të vrarë ne Turqi

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një tentativë për grusht shteti nga një grup ushtarak turk mesa duket ka dështuar të shtunën pasi mijëra turq mbështetës të presidentit Erdogan iu përgjigjen thirrjes së tij për të dalë në rrugë për të mbrojtur shtetin.

Dhjetra ushtarë rebelë braktisën tanket të cilët mbrëmjen e së premtes 15 korrik 2016  kishin dalë nëpër rrugët e Stambollit dhe të Ankarasë.Gjatë orëve të para të mëngjesit Presidenti Rexhep Taip Erdogan udhëtoi drejt Stambollit pasi një grup  ushtarak deklaroi mbrëmë se kishte marrë pushtetin. Ai ishte me pushime në një resort në jugperëndim të Turqisë kur u mësua grushti i shtetit.

Ai është parë i rrethuar nga mbështetës duke thënë live në TV se tentativa për grusht shteti ishte një “tradhëti” dhe ushtria duhet të pastrohet.Deri tani shënohen 90 të vdekur, dhe 1 154 të plagosur gjatë përleshjeve të mbrëmjes duke u gdhirë e shtuna . Shumë prej tyre janë civilë dhe 745 ushtarë janë arrestuar, bëjnë të ditur zyrtarët.Ministri i brendshëm turk, Efkan Ala thotë se 29 kolonelë, 5 gjeneralë turq janë larguar nga detyra ndërkohë u vranë 16 organizatorë të grushtit te shtetit. Parlamenti pritet të mblidhet në një seancë të jashtëzakonshme.

 

Share.