Tokio 2020: Luiza Gega e 13-ta, në garën me pengesa

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Atletja kuqezi, Luiza Gega zbriti në pistën e stadiumit të Tokios për finalen e madhe në garën e 3000 metrave me pengesë. Atletja shqiptare e mbylli garën në vendin e 13-të me kohën 9.34.10

Në fakt ishte një event historik për atletikën tonë, pasi për herë të parë një atlete nga Shqipëria do të marrë pjesë në finalen e Lojërave Olimpike. Luiza Gega arriti të siguronte një vend mes 15 atleteve më të mira të botës, falë një paraqitjeje të shkëlqyer të bërë në kualifikuese.

32-vjeçarja regjistroi kohën 9.23.85, duke u pozicionuar e pesta në baterinë 2 dhe e 11-ta në renditjen e përgjithshme, në një garë ku konkurruan 41 atlete.Kujtojmë se kualifikimi për në finale ishte edhe objektivi kryesor kishte Luiza Gega për në “Tokio 2020”.

Share.