Tokio 2020: Gjermani Wellbrock fiton të artën olimpike në maratonën e notit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Notari gjerman Florian Wellbrock ka fituar medaljen e artë olimpike në Tokio në 10 kilometra not në ujë të hapur.

Wellbrock triumfoi bindshëm me kohë 1:48:33.7 orë, duke lënë prapa vetes për 25.3 sekonda hungarezin Kristof Rasovszky që fitoi të argjendtën. Medalja e bronztë i takoi italianit Gregorio Paltrinieri, që ishte 27.4 sekonda prapa fituesit.

Për Wellbrockun është medalja e dytë në Tokio. Ai fitoi të artën në 1500 metra krol.

Share.