Tokio 2020: Futbollistet amerikane fitojnë medaljen e bronztë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Përfaqësuesja e SHBA-së në futboll në konkurrencën e femrave, ka fituar medaljen e bronztë olimpike.

Në ndeshjen për vendin e tretë, të luajtur të enjten në Kashima, SHBA-ja triumfoi 4:3 ndaj Australisë. Megan Rapinoe dhe Carli Lloyd ishin me të merituarat për fitoren e amerikaneve.

Si Rapinoe ashtu edhe Lloyd, shënuan nga dy gola. Amerikanët e përfunduan pjesën e parë me epërsinë 3:1, për ta fituar në fund ndeshjen me rezultatin e ngushtë. Golat për Australinë, i realizuan Sam Kerr (17’), Caitlin Foord (54’) e Emily Gielnik (90’+1).

Share.