Tokio 2020: Fiton bindshëm garën e kërcimit në ujë, kinezja 14-vjeçare arrin perfeksionin

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Përsosmëria ekziston në Lojërat Olimpike të Tokios. Ajo është shfaqur gjatë raundit final në kërcimet në ujë nga platforma 10 metra. Ishte kinezja Quan Hongchan që ka bërë dy kërcime që siguruan notën maksimale dhjetë, nga të gjithë shtatë gjyqtarët.

Quan ka mbushur 14 vjet në mars dhe është sportistja më e re që përfaqëson Kinën në Lojërat e Tokios. Por ajo është dukur si garuese me shumë përvojë gjatë kohës sa ka qëndruar në platformë e deri kur ka hyrë në ujë thuajse pa spërkatje fare. Në garën e parë të madhe ndërkombëtare,

Quan ka arritur 466.20 pikë për të fshirë rekordin e kaluar olimpik prej 447.70 pikë dhe për të fituar të artën e parë në mënyrë impresive. Kampionia e radhës nga Kina në kërcimet në ujë ka nisur sportin për ta përkrahur nënën e saj që ka një sëmundje që kërkon trajtim gjatë tërë vitit.

Share.