Todoroviq në paraburgim, Shqekiq lihet të mbrohet e lirë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Vesna Todoroviq, punonjëse e policisë në pikën kufitare në Sukubinë, e cila u arrestua dje sëbashku me vajzën e saj Karnella Shqekiq, i është caktuar masa e paraburgimit prej 72 orësh, kurse vajza e saj është lënë të mbrohet e lirë.

Mediat e Malit të Zi, bazuar në burime brenda policisë, shkruajn se Todoroviq ka pranuar akuzën për keqpërdorim të detyrës por ka mohuar të ketë lidhje me falsifikim të pasaportës. Vajza e saj po ashtu ka pranuar që një shtetasi turk i ka dorëzuar pasaportën, por se nuk ka pasur dijeni të jetë e falsifikuar. Nënë e bijë akuzohen se në bashkëpunim kanë siguruar pasaportë fallco, të cilëm më pas ia kanë shitur shtetasit turk në këmbim të 5.000 eurove.

Share.