Tivari: Sezoni turistik i dështuar. Plazhet janë bosh

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Afaristi nga Ulqini Nermin Tivari,përndryshe menaxher i Plazhit “Corali “shprehet për televizionin Teuta se edhe përkundër situates së krijuar nga Covid 19, pritshmëritë për sezonin kanë qenë më të mëdha.Në këtë plazhë janë bërë të gjitha përgatitjet si nga ana e enterijerit ,ashtu edhe nga ana kadrovike,por nga rrethanat e imponuara detyrimisht përgjysmohet fuqia puntore.Si në çdo plazh tjetër edhe në këtë plazh pazari shënon rënie drastike.

Ai shprehet se të gjithë janë pajtuar se  sezoni i sivjetshëm veror përfundimisht  ka dështuar,duke shtuar se do të kemi një dimer të gjatë dhe të vështirë  , sepse turizmi  është dega kryesore ekonomike  e këtij qyteti.

Pa një turizëm masovik,pikësëpari pa mysafërët potencial nga Kosova plazhet dhe akomodimet si private ashtu edhe holiere nuk mund të mbushen,shprehet Tivari,duke shtuar se për një turizëm elitar nuk janë pjek kushtet as infrastrukturore as urbanistike në Komunën tonë.

Ky është sezoni turistik i plazheve të zbrazëta. Bosh plazhet e Ulqinit,bosh hotelet,akomodimet private,bar restorantet,bosh rrugët,dhe bosh xhepat.

Share.