Tiranë: Sulm në xhami, plagosen 5 persona

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Pesë persona mbetën të plagosur nga një sulm me thikë në xhaminë “Dine Hoxha” në Tiranë, kurse policia ndërhyri duke arrestuar autorin.Ngjarja ndodhi rreth orës 14:30 kur Rudolf Nikolli, 34 vjeç, ka sulmuar me thikë brenda mjediseve të xhamisë së rrugës së Kavajës pesë besimtarë. Në dalje nga xhamia Nikolli ka kërcënuar dhe kalimtarë të rastit. Të plagosurit janë dërguar në spital, jashtë rrezikut për jetën. mami Ahmed Kalaja tha përmes një videoje në Facebook se mes të plagosurve ishin dhe punonjës të xhamisë. Kalaja këmbënguli se situata është nën kontroll. Ai falënderoi policinë dhe qytetarët që ndërhynë në kohë për të mënjanuar përshkallëzimin e ngjarjes. Po ashtu edhe kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu ka dënuar sulmin e sotëm në xhaminë “Dine Hoxha”, ndërsa u bën thirrje organeve të zbardhin ngjarjen. Burime për Euronews Albania bënë me dije se Nikolli ka qenë në kërkim nga policia për një sulm, gjithashtu me thikë, të ndodhur në muajin mars në terminalin e autobusëve në Tiranë.

Share.