TIKA ndihmon hapjen e bibliotekës së parë të specializuar në Mal të Zi

0

Përfaqësuesit e agjencisë turke për bashkëpunimin dhe koordinimin ndërkombëtarë, TIKA dhe të Qendrës së resurseve për fëmijë dhe të rijnë në Podgoricë , kanë hapur dje solemnisht bibliotekën e parë të specializuar në Mal të Zi. Biblioteka , e cila gjendet në kuadër të kësaj qendreje , është hapur me rastin e 3 dhjetorit , Ditës ndërkombëtare të personave me invaliditet. Drejtorja e qendrës Miriana Popoviq është falënderuar për donacionin dhe ka shtuar se kjo bibliotekë do të shndërrohet në një  sallë shumë funksionale. Koordinuesi i zyrës së TIKA për Malin e Zi Muhamed Unal theksoi se kjo organizatë do të vazhdojë  të ndihmojë arsimimin në Mal të Zi. Ambasadorja e republikës së Turqisë në Mal të Zi Songull Ozan përkujtoi se TIKA në Mal të Zi deri tani ka realizuar 330 projekte nga të gjitha sferat.

Share.