TIKA- Kurse falas në gjuhën turke

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në ambientet e Bashkësisë Islame në Ulqin, për të gjithë të interesuarit mbahet kursi i gjuhes turke i cili zhvillohet falas nga Agjensia Turke për Zhvillim dhe Koordinim TIKA.  Sipas mesimdhëneses  Fahira Kraja, interesimi per këtë gjuhë është i madh, dhe kursin mund ta ndjekin te gjithë te interesuarit, duke filluar nga nxënesit e klasave te 9-ta e më lartë. Kursantët qe vijojn kursin e turqishtes shprehen te kenaqur me mbarvajtjen e kursit, kurse arsyet për mësimin e gjuhës i kanë të ndryshme, duke filluar nga deshira per te vazhduar studimet ne Turqi, mundesi punsimi atje, por edhe që të pasurojne bagazhin e tyre me një gjuhë tjetër. Kursi mbahet 2 herë në javë, me kohezgjatje prej 90 minuta. Prej muajit shkurt do fillojë përsëri regjistrimi për kandidatët e rinj , të cilët mund të kontaktojnë në numrin 068 586 665 , po ashtu, të interesuarit  mund të paraqiten edhe në objektet e Bashkësisë Islame.

Share.