TIKA do të vazhdojë të ndihmojë vendet ballkanike

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Me datat 30 dhe 31 maj në Ankara është mbajtur  takimi i dyte ballkanik i organizuar nga Agjensioni TIKA me temën: Historia, kultura dhe identiteti. Të ftuar në këtë takim ishin rreth 200 pjesmarrës nga vendet ballkanike dhe rajonale.

Kryetari i TIKA-s Serdar  Çam, në fjalën përshendetëse gjatë hapjes së takimit, deklaroi se Ballkani është një rajon specifik i cili ka shumë rëndësi për vendosjen e paqes dhe stabilitetit në këto shtete.

Popujt e ballkanit e dinë më së miri se si bashkëjetohet në këto vende dhe ata mund të jenë  një  shembull i mirë për vendet e tjera. TIKA është duke u angazhuar nëe zhvillimin ekonomik të këtyre vendeve pa marrë parasysh konfesionet fetare dhe nacionalitetin, shtoi  Çam, duke theksuar se do të vazhdojnë të qendrojnë  afër  këtyre shteteve dhe ti ndihmojnë në procesin e zhvillimit të mëtejshëm.

Share.