Thirrja e dyte publike për dhënien me qira të tokës për ngritjen e objekteve të përkohshme

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Komuna e Ulqinit ka shpallur thirrjen e dyte publike për dhënien me qira të tokës për ngritjen e objekteve të përkohshme në bazë të planit të objekteve të përkohshme për vitin 2016

Me qira jepen lokacionet që janë të cekura në tabelat të publikuara në faqen e internetit të komunës së Ulqinit (www.ul-gov.me). Qasja në tabelë mund të kryhet direkt, çdo ditë pune, në zyren 73 në ndërtesën e komunës.

Objekti i shpalljes publike janë 46 vende për ngritjen e objekteve të përkohshme dhe 4 parkingje publike, te cilet nuk u dhene me qira ne thirjen e pare publike

Ofertat duhet të dorëzohen në zarfe të mbyllura-vulosura çdo ditë pune nga ora 09 deri 14, duke filluar nga 27.4.2016. deri 6.5.2016 ne ora 11.00, drejtpërdrejtë në biron e qytetarëve të Komunës së Ulqinit,

Ftesa publike do të publikohet në të përditshmen “Dan”, në faqen e internetit të komunës së Ulqinit www.ul-gov.me dhe në tabelën e shpalljeve të Komunës së Ulqinit.

Hapja publike, me prani të të gjithë ofertuesve ose përfaqësuesëve të tyre të autorizuar do të mbahet më 6.5.2016.  në sallën e madhe të Komunës së Ulqinit, duke filluar nga ora 12.00

Share.