THAÇI MBI DEMARKACIONIN ME MALIN E ZI

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Zëvendëskryeministri dhe Ministër I Punëve të Jashtme të Kosovës, Hashim Thaçi, në interpelancën e sotme para deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës do të rrëfejë lidhur me  procesin e demarkacionit të kufirit në mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Malit të Zi.

Kjo çështje ka irrituar banorët e vendbanimeve shqiptare të Rugovës së Pejës, të cilët kanë pohuar se Mali I Zi ka hyrë në territorin e Republikës së Kosovës, por të njejtën gjë e kanë pohuar banorët e viseve kufitare të Malit të Zi, duke përgënjeshtruar kërkesat e rugovasve.Hashim Thaçi, me rastin e vizitës në Ulqin ka thënë se nuk kemi asnjë çështje të hapur me Malin e Zi.

Share.