Thaçi: Demarkacioni nuk ekziston si problem kombëtar

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha në debatin e sotëm për marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi se “çështja e demarkacionit si një problem kombëtar nuk ekziston.”  Qeveria e Kosovës dhe opozita për herë të parë sot debatuan  në lidhje me çështjet kontestuese të demarkacionit të kufirit me Malin e Zi.

Debati u mbajt në ndërtesën e Parlamentit, dhe ishte vetëm një debat shkencor dhe profesional, i cili nuk mbart vendime të detyrueshme por vetëm rekomandime. “Kosova nuk është duke humbur  as edhe një metër të territorit të saj. Gjithashtu, dua të theksoj se institucionet e Kosovës kanë punuar demarkacionin, jo historinë”, ka thënë Thaçi. Ai poashtu ka shtuar se  autoritetet e Kosovës u besojnë më tepër hartave të NATO-s se sa atyre të eksperëtve jugosllav.

Share.