Tërmet në Greqi,me manjitudë 4.3 të shkallës rihter

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një tërmet është regjistruar mëngjesin e të dielës në greqi, në zonën e Tebës, me manjitudë 4.3 të shkallës rihter. Lëkundja më e fundit e tokës rriti akoma më shumë shqetësimet, pasi më shumë se 30 lëkundje sizmike u regjistruan një ditë më parë, duke bërë që njerëzit të dalin në rrugë nga frika dhe paniku. Fatmirësisht, sic shkruajnë mediat greke, nuk ka të lënduar apo dëme të konsiderueshme materiale. Ekspertët ndërkohë kanë ndërhyrë në përpjekje për të qetësuar qytetarët, me profesorin Efthymios Lekkas që ka shkruar një meshazh ku nënvizon se nuk ka arsye për shqetësim. “Ne jemi duke monitoruar fenomenin. Kemi pasur diçka të ngjashme gjashtë muaj më parë, por nuk duhet të shqetësohemi” tha Lekkas.

Shkruan Top Channel

Share.