Tërmet me magnitudë 6,3 ballë në Kroaci

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një tërmet me magnitudë 6,3 ballë të shkallës Rihter tronditi para pak minutash Kroacinë, ndërsa raportohet për një fëmijë të vdekur. Tërmeti u ndje edhe në Itali, Serbi dhe Bosnje-Hercegovinë. Qyteti më i prekur është ai i Petrinjës, me ndërtesa të rrëzuara dhe me linja elektrike dhe telefonike të ndërprera. Sipas medias kroate “Jutarnji list”, një fëmijë ndërroi jetë në Petrinja pas shembjes së ndërtesës. E njëjta zonë u godit nga një tërmet të magnitudës 5.2 të Hënën. Mediat kroate raportojnë se shumë persona kanë mbetur të lënduar nga tërmeti, por aoma nuk mund të thuhet një numër i saktë.  Ndërkaq një termet me 3.1 ballë është regjistruar sot në Maqedoninë e Veriut. Sipas të dhënave të Qendrës Sizmologjike Evropiane-Mediterane, epiqendra e tërmetit ka qenë 14 kilometra larg nga Shtipi (82 kilometra larg Shkupit) në thellësi prej tre kilometrash. Kujtojmë që gjatë muajit të fundit Maqedonia e Veriut është goditur nga tërmete më magnitudë të ulët, pa shkaktuar viktima ose dëme të mëdha materiale.

Share.