Tërhiqet Sheshel, anulon vizitën në Kosovë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i Partisë Radikale Serbe, Vojisllav Sheshel nuk ka provuar të futet në Kosovë edhe pse kishte paralajmëruar se sot do të merrte pjesë në fushatën e partisë së tij në Mitrovicën e Veriut.

Në hapje të fushatës në sheshin e qytetit, Sheshel i ka përshëndetur radikalët serbë të Kosovës përmes një lidhjeje telefonike, gjatë të cilës ka thënë se, ka pasur në plan të udhëtojë për në Mitrovicë, por nuk e kanë lënë regjimi i Prishtinës dhe ai i Beogradit.

Sheshel ka akuzuar deputetët e Listës Serbe, të cilët, siç tha ai, i kanë mundësuar Hashim Thaçit të bëhet president i Kosovës.Në këtë tubim për zgjedhjet e parakohshme të Serbisë ka marrë pjesë, Nemanja Saroviç, nënkryetar i Partisë Radikale të Serbisë.

Share.