Tenisti serb Novak Djokovic dhe spanjolli Rafael Nadal do të luajnë duelin e tyre të 58-të

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Dy ikonat e tenisit botëror do të përballen edhe njëherë tjetër mes tyre. Numri një në botë, Novak Djokovic, dhe numri tre, Rafael Nadal, do të ndeshen në gjysmëfinale të “Roland Garros”, turneut më të madh të fushave me dhe.

Nadal mposhti në cerekfinale 3-1 argjentinasin Shwartzman. Tenisti spanjoll humbi vetëm setin e dytë, ndërsa spikati i fundit, të cilin e fitoi 6-0. Nadal është rekordmen absolut me 13 herë triumfues në Paris dhe kërkon ta fitojë sërish.

Edhe Djokovic fitoi 3-1. Tenisti serb mundi italianin Berretini. Djokovic, pasi i fitoi dy setet e para 6-3 e 6-2, humbi të tretin 7-6. Në setin e katërt, kur tifozët u larguan pasi erdhi ora policore, Djokovic fitoi 7-5 dhe mbyll sfidën pas gati 4 orësh lojë, duke llogaritur edhe ndërprerjen. Gjysmëfinalja tjetër e meshkujve është Tsitsipas-Zverev.

Share.