Tenis Klub Bellevue Kampion ne turneun ,,Ballon Liga 2014ʼʼ.

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ne klubin e tenisit Bellevue me sukses perfundoi turneu ,,Ballon Liga 2014ʼʼ i cili zgjati  nje muaj ku  morren pjes gjashte ekipe me nga kater lojtare. Ekipet qe garuan ishin: 1. Klubi i tenisit Bellevue, 2. Pirates, 3. Aurora Mobili,  4. Shkodra, 5. Cungu & Co dhe 6. Lovqen osiguranje.  Ky turne per here te pare u zhvillua ne sistem ekipor ne Ulqin, dhe sipas fjaleve te organizatorit te turneut, lojtaret dhe shikuesit jane treguar shume te kenaqur me ambijentin dhe rjedhen e turneut.

Kampion i turneut u shpall  klubi i tenisit Bellevue i cili ne finale mundi ekipin Pirates me rezlutat 4:2, kurse vendin e III-te arriten ta ndajne skuadra nga Shkodra dhe Aurora Mobili.
Nje aktivitet i tille parashikohet te filloje serisht ne fillim te muajit Mars 2015, ku pritet pjesmarje me e madhe e garuesve vendas dhe te huaj.

Share.