Telekomi pëson 9% rënie të fitimit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Telekomi i Malit të Zi në gjysmën e parë të këtij viti, ka pasur të ardhura prej nëntë për qind më të ulëta krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar,  u njoftua nga kjo kompani.

“Telekomi i Malit të Zi është përballur me rënien e të ardhurave dhe fitimit të përgjithshëm në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, por  e cila është ishte në përputhje me pritjet. Të ardhurat e realizuara prej 44.5 milionë, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar janë zvogëluar me 4.1 milionë,  ose nëntë për qind. Të ardhurat e përgjithshme nga shërbimet për tregtinë me shumicë dhe pakicë kanë pësuar rënie prej 4.1 milionë euro ose 10 për qind, për shkak të rregullores së çmimeve , rënies nga të ardhurat e telefonisë fikse dhe  reduktimit të trafikut hyrës “, deklarohet nga Telekomi.

Share.