TË ULET NUMRI I TË PUNËSUARVE

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Qeveria e Malit të Zi kërkon nga komunat e vendit, ndër to edhe ajo e Ulqinit, që të ulin numrin e të punësuarve në administratën lokale.Kjo kërkesë vjen në një kohë kur pothuajse të gjitha komunat kanë probleme në pagesën e rrogave të punonjësve dhe servisimin e borxheve publike.Komuna e Ulqinit, pasi ndodhet në periudhë sanimi, ka pothuajse dy vite që nuk mundet të punësojë pa miratimin e Ministrisë së financave, por politikanët lokal po shfrytëzojnë të ashtuquajturën “kontratën për shërbim”.

Share.