Të shtunen mbrëma në Krajë mbrëmje muzikore

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Të shtunën, më datë 27 qershor në ambientet e motelit Rumija në Krajë, me fillim në ora 21:00, do të organizohet mbrëmje muzikore “Një jetë me aheng Muhamed Berjashi”. Muhamed Berjashi është muzikant i shquar i Krajës i cili është i njohur për talentin e tij në Krajë, Anë të Malit. Ulqin dhe në një pjesë të Shqipërisë. Pjesëmarrës në këtë mbrëmje do të jenë edhe këngëtarët Muzafer Koliqi, Agim Molla, Gëzim Salaj, Luigji, Ramazan Islami, si dhe grupi i humorit “Gaz e Maraz”. Hyrja është e lirë, por numri i personave është i kufizuar, thotë Blerim Marshiqi organizatori i mbrëmjes.

Share.