Të shtunën Manifestimi „Dita e Gështenjës“

Të shtunën Manifestimi „Dita e Gështenjës“

0

Manifestimi „Dita e Gështenjës“ e cila është kthyer në një festë tradicionale  do të mbahet për të 12 herë me 10 nëntor, në qendër të Krajës, në Ostros. Sipas fjalëve të anëtarëve të Këshillit organizues, pritet numër i madh i mysafirëve nga Mali i Zi dhe Shqipëria.

Gjatë ditës mysafirët do të kenë mundësi të shijojnë specialitete të vendit dhe program kulturor dhe argëtues nga artistë të njohur të skenës. Ngjarje si kjo synojnë të ndihmojnë dhe ndikojnë në tërheqjen e vizitorëve dhe zhvillimin e turizmit, veçanërisht eko-turizmit, për të cilin Kraja ka potencial të madh. Programi i”Ditës së Gështenjës ” fillon në orën 11:00. Organizatorët janë bashkesia e vendit  Ostros, Komuna e Tivarit dhe organizata turistike Tivar.

Please follow and like us: