Të shtunën fillon rikonstruktimi i kalldramit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sekretari për çështje komunale Avdulla Dervishi deklaroi për Televizionin Teuta se do të hapet një tender i përshpejtuar me qellim që diten e shtune të fillojë rikonstruktimi i kalldramit në qytetin e Ulqinit.

Dervishi tha se kjo është pjesa më problematike e rrugëve brenda qytetit për këtë arsye kërkojme faljen dhe mirëkuptimin e qytetarëve. Kalldrami është ndërtuar në vitin 2008 dhe që nga ai vit pothuajse çdo fillim sezone është dashur të ndërhyhet në të. Dervishi shtoj se rrugë të tjera do të shtrohen para sezonit turistik si në qytet ashtu edhe në zonën e Anës së Malit.

Share.