Të shtunën dhe të dielen në Krajë fillon vaksinimi masovik

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në hapësirat e Stacionit Shëndetësor në Krajë të shtunën dhe të dielën do të fillohet me imunizimin e banorëve të Krajës me vaksinën kineze “Sinofarm”, njohtohemi nga dr. Ganimete Hoxha mjeke familjare. Ajo për tv Teuta ka deklaruar se ka doza të mjaftueshme të vaksinave. Për personat të cilët janë të palëvizshëm patronazha e këtij stacioni shëndetësor do ti ofrojë shërbimin e vaksinimit në shtëpi.Orari i vaksinimit është nga ora 08-20h, me dokument identifikues pa nevojë të regjistrimit paraprak.

H.Nelaj

Share.