Të shtohen përpjekjet për rrugëtim më të shpejtë të Malit të Zi drejt BE

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Presidenti i Malit të Zi Millo Gjukanoviq ka dhënë pëlqimin në propozimin e kryeministrit Zdravko Krivokapiq mbi kandidatin për ambasador në misionin e Malit të Zi pranë BE me seli në Bruksel, është kumtuar nga kabineti i presidentit. Gjukanoviq dhe Krivokapiq gjatë takimit të sotëm janë darkorduar rreth nevojës së shtimit të përpjekjeve të organeve shtetërore dhe subjekteve të shoqërisë,  për përshpejtimin e reformave, arritjen e standardeve me qëllim të krijimit të parakushteve për integrimin më të shpejtë të Malit të Zi në BE. Gjukanoviq dhe Krivokapiq kanë biseduar sot edhe për rëndësinë e rrugës evropiane të Malit të Zi dhe për domosdoshmërinë e dinamizimit të procesit negociues. 

Share.