Të shkëmbehen përvojat pozitive gjygjësore në mes Kosovës dhe Malit të Zi

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Nehat Idrizi, sot ka pritur një delegacion nga Këshilli Gjyqësor e Malit të Zi,  të kryesuar nga Mladen Vukçeviq, kryetar i këtij Këshilli. Idrizi ka njoftuar delegacionin me funksionimin e sistemit gjyqësor, arritjet dhe sfidat, me të cilat ёshtё dashur të ballafaqohet sistemi gjyqësor në Kosovë. Ai me theks të veçantë foli për reformën gjyqësore, vlerësimin e gjyqtarëve si dhe procesin e riemërimit të gjyqtarëve.

Nga ana tjetër, kryetari Këshillit të Malit të Zi,  Mladen Vukçeviq, u shpreh i kënaqur me vizitën që po i bënë Kosovës, si dhe prezantoi funksionimin e sistemit gjyqësor të Malit të Zi. Vukçeviç, gjithashtu, e përgëzoi Idrizin për emërimin e  Këshillit Gjyqësor të Kosovës si anëtarë të bordit të Rrjetin Ballkanik dhe Euro – Mesdhetar të Këshillave Gjyqësor. Në fund të takimit, dy bashkëbiseduesit shprehën gatishmërinë e tyre për institucionet që ata drejtojnë për të këmbyer eksperienca pozitive.

Share.