Të ruhet stabiliteti dhe koncepti qytetar

Pinterest LinkedIn Tumblr +

 

Zëvendësi i ndihmësit të sekretarit amerikan të shtetit Metju Pallmer ka theksuar rëndësinë e stabilitetit të Malit të Zi si vend i cili është i orientuar drejt Perëndimit, por edhe rëndësinë e ruajtjes të konceptit qytetar të vendit, është kumtuar nga Parlamenti i Malit të Zi. Kryetari i Parlamentit , Aleksa Beçiq e ka pritur dhe biseduar me Pallmer i cili qëndron për vizitë zyrtare në Mal të Zi.
Duke e njoftuar mysafirin me situatën e brendshme politike , Beçiq ka theksuar se përpjekjet e sinqerta për progres mund të vinë vetëm përmes dialogut , bashkëpunimit dhe kohezionit. Lidhur me këtë Beçiq e ka informuar diplomatin amerikanë për fillimin e dialogut ndërmjet pushtetit dhe opozitës , si dhe me planet e ardhshme të cilat kanë për qëllim stabilitetin politikë me qëllim që përpjekjet të shkojnë drejtë arritjes së rezultateve në rrugën evropiane si qëllim parësor i politikës së jashtme” , thuhet në kumtesë. Pallmer ka theksuar rëndësinë e stabilitetit të Malit të Zi si vend i orientuar drejtë perëndimit dhe si pjesë e familjes Evropiane, por edhe rendësin e ruajtjes së konceptit qytetar të shtetit, thuhet në kumtesë. Diplomati amerikanë sot është takuar edhe me kryeministrin e Malit të Zi Zdravko Krivokapiq.

Share.