Të rinj nga Ulqini në rradhët e Akademisë policore në Danillograd

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Është viti i parë akademik që në rradhët e Akademisë Policore në Danillograd  do të  ulen edhe të rinj nga qyteti ynë.

Ëndrra e Isa Taipoviq , Jehona Musliq dhe Miradin Paleviq u bë realitet, falë  angazhimit të tyre , por dhe të kryetarit të Komunës Fatmir Gjeka i cili që me hapjen e konkursit  ka qenë në kontakt të perhershëm me strukturat udhëheqëse të Akademisë.

Me insistimin e tij u ftuan instruktorët nga Akademia në fjalë të cilët kanë punuar gjatë me të rinjtë tanë, kryetari Gjeka ka qenë në kontakt të vazhdueshem me ministrin e arsimit Boshkoviq të cilit me këtë rast i shpreh mirënjohje.

Sot kryetari Gjeka qëndroi në Danillograd ku u takua me Drejtorin e Akademisë policore Rajko Pekoviq e ku edhe atij i shprehu mirënjohje në emër të Komunës së Ulqinit. Ai ka besim të plotë që nxenësit tanë do të jenë shëmbull në sjellje dhe studime pranë kësaj akademie.

 

Share.