TË RIDËRGOHET SPECIALJA NË KUVEND

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nënkryetarja në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunacek, ka kërkuar nga partitë në koalicionin qeverisës në Kosovë, t’i riprocedojnë ndryshimet kushtetuese në Kuvend që mundësojnë themelimin e Gjykatës Speciale. Pas dështimit për votimin në herën e parë, në mungesë të numrave të mjaftueshëm për të siguruar shumicën e dyfishtë në Kuvend, partitë kryesore partnere në Qeveri, PDK dhe LDK janë duke u munduar të gjejnë modalitete për ridërgimin në Kuvend të Gjykatës Speciale.

Share.