Të përgatitur për sezonin turistik

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Jemi në prag të sezonit turistik, përgatitjet janë evidente, por sa janë të përgatitur që të ballafaqohen me fluks më të madh pacientësh, sa mund të ju dalin në ndihmë, pyetëm drejtorin e Shtëpisë së Shëndetit në Ulqin, Pavle Marnikoviq. Z Marnikoviq deklaroi se “jemi të përgatitur për sezonin veror, hapat konkrete janë në hapjen e ordinancës turistike ku do të punojë 2 mjek, dhe dy motra në dy turne, por për të filluar me punën e ordinancës duhet siguruar kuadro ku janë deficitar.
Gjatë sezonit veror vite të tëra ka punuar stacioni shëndetësor në Shtoj ku është edhe frekuentimi më i madh i turistëve, por sipas fjalëve të drejtorit Marnikoviq kjo gjë është e pamundur, pasi që nuk mund të përballohet me buxhet .”Është gjë e mirë të hapet ndonjë stacion tjetër shëndetësor, por për momentin nuk ka mundësi financiare, do të fokusohemi tek hapja e ordinancës turistike”-shprehet drejtori i shtëpisë së Shëndetit.
Si rastet më të shpeshta që paraqiten gjatë sezonit veror Marnikoviq numëron sëmundjet kronike, dijarea ,temperaturat, helmimet dhe djegien e lëkurës.

Share.