Të paktën 25 viktima nga përmbytjet në Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Reshjet e shiut të mbrëmjes së të shtunës kanë shkaktuar një tragjedi në kryeqytetin e Maqedonisë, Shkup.Ministria e Punëve të Brendshme konfirmoi se kanë humbur jetën të paktën 25 persona, nga të cilët vetëm 20 janë identifikuar dhe gjysma e tyre janë shqiptarë. Bilanci tragjik mund të rritet, pasi të paktën 5 banorë të zonave të përmbytura konsiderohen të zhdukur.20 persona të tjerë janë të plagosur në spital.Më të goditura janë lagjet Hasanbeg, Haraçinë dhe Stajkovc.

Mediat vendase shkruajnë se të paktën 10 nga viktimat janë nga komuniteti shqiptar. Zyrtarët nuk kanë dhënë ende një version se si u shkaktuan kaq shumë viktima.Vërshimi i ujërave ka qenë i fortë dhe shumë automjete mbetën të bllokuara në rrugë. Qindra shtëpi dhe automjete janë shkatërruar nga përmbytjet.

Rrugët janë bërë të pakalueshme, ndërsa disa zona kanë mbetur pa energji elektrike.Raportohet se lumenjtë kanë shkatërruar shumë rrugë rurale duke lënë të bllokuara disa komuna në Shkup dhe Tetovë.

Share.