Të Mirat Detare shpallin tenedrin për objektet në Bunë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ashtu edhe siç u njoftua një muaj më parë, ndërmarrja të Mirat Detare ka shpallur tenderin për qiradhënien e objekteve në brigjet e lumit Buna, gjegjësisht 120 objektet e para.

Këtë e konfirmoi për gazetën “Dnevne Novine” edhe drejtori i kësaj ndërmarrjeje Predrag Jellushiq. Ai tha se qëllimi i kësaj është vendosja e rregullit dhe kontrolli më i lehtë në këtë zonë , e cila sipas tij është e mbipopulluar gjatë sezonit turistik. Pronarët e shtëpizave të peshkatarëve në Bunë nga Ulqini kanë nënshkruar peticion kundër shpalljes së tenderit, dhe kanë njoftuar se nuk përjashtohet as mundësia e protestave.

Share.