Të Mirat Detare lëshojnë pe. Objektet e përkohëshme do të operojnë me leje provizore

0

Qiramarrësit e objekteve të përkohshme në zonën e të Mirave Detare dhe në zonën e menaxhuar nga komunat për këtë sezon dhe deri në përmbushjen e të gjitha kushteve mund të operojnë me leje pune të përkohshme, u njoftua  në  takimin e përfaqësuesve të Ministrisë së Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Turizmit, të Mirave Detare dhe përfaqësuesve të komunave. Ata theksojnë se duke marrë parasysh kërkesat e shoqatës së qiradhënësve të objekteve të përkohshme dhe duke vlerësuar kontributin e tyre në punësim,  mbledhjen e të ardhurave në nivel shtetëror dhe lokal dhe duke kontribuar në cilësinë e ofertës turistike në bregdetin e Malit të Zi, vlerësohet se gjatë këtij sezoni dhe përmbushjen e të gjitha kushteve, objektet në fjalë mund të operojnë me një leje pune të përkohshme.

Share.

Comments are closed.