Të Mirat Detare: Apel për shfrytëzuesit e objekteve të përkohëshme në Ulqin

0

Ndërmarrja publike “Të Mirat Detare”, u bën apel të gjithë shfrytëzuesve të objekteve të përkohshëm në Komunën e Ulqinit, të cilët janë nën jurisdiksionin e saj, që në afat sa më të shkurtër të dorëzojnë të gjithë dokumentacionin e duhur që i paraparin marrjes së lejes për vitin tjetër. Nga kjo ndërmarrje kujtojnë se në takimin e zhvilluar në muajin maj në mes përfaëqsuesve të Ministrisë së turizimit dhe sekretariateve lokale, u ra dakord që dokumentacioni i plotë komform ligjit, të dorëzohet më së vonti deri më 31 dhjetor të këtij viti.  Shfrytëzuesit duhet që Drejtorisë për inspektim dhe licencim pranë Ministrisë së turizimit ti dorëzojnë aplikimin e vendosjes së objektit, si dhe gjithë dokumentacionin e duhur sipas kushteve tekniko-urbanistike, dhe një kopje ta dorëzojnë pranë ndërmarrjes “Të Mirat Detare”, thuhet në kumtesën e tyre.

Share.