Të mërkurën protestë për Valdanosin

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Mbrëmë në Sallën e madhe të Komunës së Ulqinit u mbajt tubimi në lidhje me kthimin e pronave në ullishtën e Valdanosit. Në tubim u vendos që të mërkurën e ardhshme para ndërtesës së administratës lokale të organizohet protestë.

Drejtori ekzekutiv i MOGUL-it Xhemal Peroviq i ftoi të gjithë që në mënyrë dinjitoze të protestojnë kundër kësaj padrejtësie. Pritet që me 21 shtator në Ulqin të qëndrojë edhe një delegacion i Qeverisë së Malit të Zi me qëllim bisedimet për kthimin e kësaj ullishte. Të gjithë folësit në tubimin e mbrëmshëm  kanë vlerësuar se kjo çështje nuk është ligjore, por politike duke kritikuar posaçërisht deklaratat e kryeministrit Millo Gjukanoviq në lidhje me këtë çështje.

Share.