Të mërkurën e ardhshme, seanca e Kuvendit Komunal të Ulqinit, në rendin e ditës dhe propozimin për hapjen e hetimit Parlamentar dhe formimin e komisionit hetimor

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i Kuvendit Komunale të Ulqinit, Haxhi Sulejmani, ka caktuar mledhjen e tretë të seancës së parë të rregullt të Kuvendit për të mërkurën, 2 Qershor. Ndër të tjera, seanca e ardhshme do të diskutojë shkarkimin e kryetarit dhe anëtarëve të bordit të drejtorëve në ndërmarrjet publike “Ujësjellës Kanalizime”, “Veprimtari Komunale”, Qendra për Kulturë, SHPK Për ruajtjen dhe mbrojtjen e biodivrsitetit, rritjen dhe gjuetinë e egërirave , RTV Ulqin,  Qendra ditore për fëmijë dhe të rinj me aftësi të kufizuara dhe vështirësi zhvillimi “Sirena”.

Në mesin e  35 pikave në rendin e ditës është dhe Propozimi për hapjen e një hetimi parlamentar dhe formimin e një komisioni hetimor. Seanca është caktuar për 2 Qershor, duke filluar nga ora 11:00.

 

 

Share.